Nuk di si ta percaktoj vetem nje pervoje qe me ka pelqyer me shume – ato 10 dite u shenuan nga momente te mrekullueshme te njepasnjeshme, e do ishte mekat ta ndaja nje. Mirepo, nese do theksoja ndonje gje, do ishin keto:
1. E pashe se si nje ekipe mahnitese dhe plot njohuri mund te krijoje hapesire te sigurta per diskutim e sinceritet, qofte per gjerat pozitive qe i kemi bere, apo per ato per te cilat pendohemi
2. Me rilindi shpresa se rajoni yne nuk do kete lufte perseri dhe se me te vertete mund ta krijojme nje te ardhme me te mire
3. Cdo bisede per te kaluaren, cdo pervoje e ndare, cdo histori e lidhur me ndryshimin qe po e krijojme ne komunitet dhe cdo cope mendimi qe u nda nga pjesemarresit eshte dicka qe une e ruaj thelle ne vete – madje shume prej tyre i kam te shenuara ne fletore, per te mos i harruar kurre 🙂
4. Informatat teorike qe i mora gjate trajnimit per komunikimin jo te dhunshem, per pajtimin dhe dhunen ishin shumica te reja per mua, mirepo aq mire u shpjeguan sa qe nuk ishin te renda per tu kuptuar, madje ndjeva kenaqesi te madhe gjate te mesuarit
5. Filmat me kane pelqyer tej mase! Me pelqen qe pame ane te llojllojshme te konflikteve te ndryshme per te cilat shpesh nuk flasim ne shtetet tona
6. E funda, qe konsideroj se me ka lene me se shumti mbresa eshte reagimi i nje miku nga Kroacia – ai ishte ndier aq keq per shkak te paragjykimeve qe kishte ndaj Kosovareve dhe Shqiptareve sa qe me kerkonte falje e me falenderonte per prezencen time ne trajnim, tere kohen me lot ne sy. Mendoj qe kjo pervoje specifike flet shume per ate se si tere ato diskutime dhe lojera na kane lejuar ta njohim njeri tjetrin gati deri ne palce, e t’i ndryshojme zemrat tona dhe te tjereve me tere dashurine dhe sinceritetin qe e kemi shfaqur!
Preporuka | Rekomandim | Препорака: Kam qene ne shume trajnime, mirepo asnje si ky i CNA. Qasja e trajnereve, menyra e te mesuarit, e ligjerimit, e ndarjes se pervojave ishin unike. Verehet se te ndegjojne te gjithe kur flet, e nganjehere kur nuk e degjon ndonje pjese te asaj qe po e thote miku, te vie keq pasi qe cdo fjali eshte me se e vyer, dhe nga secila mund te mesosh dicka!
Lojerat tejet interesante kane lejuar ta njohim tjetrin, por dhe veten, e pos qe kane qene shume te zbavitshme, na kane lejuar qe ne nje menyre te re ta diskutojme temen e asaj dite. Nese deshironi te mesoni nga persona qe dallojne shume nga ju, deshironi ta ndani shpirtin tuaj me tjeret ne te miren e rajonit, ta sfidoni veten dhe ate qe eshte rrenjosur ne ju, e njekohesisht te zbaviteni e te shihni gjera te reja, atehere pa kurfar hezitimi ju rekomandoj kete trajnim! 😀