Biber në Prishtinë dhe Prizren | Biber u Prištini i Prizrenu

| CNA |
E enjte, 17 mars 2022 ora 19:00 Kino Armata, Prishtinë E premte, 18 mars 2022 ora 19:00 Autostrada Hangar, Prizren ...
8. mart/ožujak 2022
8. mart/ožujak 2022

Prishtinë, më 17 mars dhe në Prizren më 18 mars 2022 do të prezantojmë përmbledhje shumëgjuhëshe me tregime të shkurtra me temën e pajtimit nga konkursi Biber, për të cilat do të diskutohen nga autore dhe autorë nga rajoni.

Promovimin e organizojmë në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Në Prishtinë, ngjarja do të zhvillohet në hapësirën “Kino Armata”, më 17 mars 2022,  nga ora 19:00.

Në bisedë do të marrin pjesë anëtarja e jurisë nga konkursi Biber 03, Rumena Buzharovska (Shkup), si dhe autorët e tregimeve të publikuara nga konkursi Biber 03 dhe Biber 04: Stefan Slavkoviq (Beograd), Ante Storiq (Shibenik), Besa Kalaja (Prishtinë), Afrim Demiri (Ferizaj) dhe Ivana Franoviq (Ekipi Biber, Qendra për veprim të padhunshëm Sarajevë-Beograd). Moderatore do të jetë Linda Gusia (Prishtinë).

Ditën tjetër, më 18 mars nga ora 19:00 në Prizren, promovimi do të mbahet në hapësirën “Autostrada Hangar”.

Në bisedë do të marrin pjesë anëtarja e jurisë së konkursit Biber 03 Rumena Buzharovska (Shkup), si dhe autorët e tregimeve të publikuara nga konkursi Biber 03 dhe Biber 04: Stefan Slavkoviq (Beograd), Ante Storiq (Shibenik), Vesa Qena (Prishtinë), Imer Topanica (Prishtinë) dhe Katarina Miliçeqviq (Ekipi Biber, Qendra për veprim të padhunshëm Sarajevë-Beograd). Moderatore e bisedës do të jetë Donjetë Murati (Prishtinë).

Të gjitha diskutimet do të jenë në gjuhën shqipe dhe boshnjake / kroate / serbe, me përkthim të siguruar.

Përmbledhjet e tregimeve që po i prezantojmë janë fryt i konkursit “Biber 03” dhe “Biber 04” për tregime të shkurtra mbi pajtimin në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, si dhe tregime që mund të kontribojnë për mirëkuptim, zbutje të urrejtjes dhe thyerje të paragjykimeve, tregime kundër luftës, tregime për ballafaqimin me të kaluarën, dekonstruktim të imazheve të armikut, ndjeshmëri me të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucët e “armikut”, tregime që shtyjnë kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë dhe më të lirë për të gjithë.

Konkurset dhe të gjitha përmbledhjet me tregime janë shumëgjuhëshe dhe mund të marrin pjesë autore dhe autorë që shkruajnë në gjuhën shqipe, boshnjake, malazeze, kroate, serbe ose maqedonase.

Konkursi i pestë i Biber është në zhvillim e sipër, dhe është hapur në dhjetor të vitit 2021. Tregimet mund t’i dërgoni deri më 1.6.2022. Informatat rreth kushteve të konkursit mund të gjeni në biber.nenasilje.org.

Edicionet elektronike të të gjitha përmbledhjeve Biber mund të gjenden në https://biber.nenasilje.org/biber-tregimet/?lang=sq dhe janë falas për t’u shkarkuar.


 

U Prištini 17. marta, a u Prizrenu 18. marta 2022. godine predstavićemo višejezične zbirke kratkih priča na temu pomirenja sa konkursa Biber, o kojima će govoriti autorke i autori iz regiona.

Promocije organizujemo u saradnji sa Fondom za humanitarno pravo Kosovo.

U Prištini će događaj biti u prostoru “Kino Armata”, 17.3.2022. u 19:00h.

U razgovoru će učestvovati članica žirija Biber 03 konkursa Rumena Bužarovska (Skoplje), kao i autori/ke objavljenih priča sa konkursa Biber 03 i Biber 04: Stefan Slavković (Beograd), Ante Storić (Šibenik), Besa Kalaja (Priština), Afrim Demiri (Ferizaj) i Ivana Franović (Biber tim, Centar za nenasilnu akciju Sarajevo-Beograd). Moderatorka će biti Linda Gusia (Priština).

Dan kasnije, 18.3. u 19:00h u Prizrenu, promocija će biti održana u prostoru “Autostrada Hangar”.

U razgovoru će učestvovati članica žirija Biber 03 konkursa Rumena Bužarovska (Skoplje), kao i autori/ke objavljenih priča sa konkursa Biber 03 i Biber 04: Stefan Slavković (Beograd), Ante Storić (Šibenik), Vesa Qena (Priština), Imer Topanica (Priština) i Katarina Milićević (Biber tim, Centar za nenasilnu akciju Sarajevo-Beograd). Moderatorka razgovora biće Donjete Murati (Priština).

Svi razgovori će biti na albanskom i bosanskom/hrvatskom/srpskom jeziku, uz obezbeđen prevod.

Zbirke priča koje predstavljamo su plodovi Biber 03 i Biber 04 konkursa za kratke priče na temu pomirenja u kontekstu zaostavštine ratova i nasilja u zemljama bivše Jugoslavije, kao i za priče koje mogu da doprinesu boljem razumevanju među ljudima, smanjenju mržnje i razgradnji predrasuda, antiratne priče, priče koje se bave suočavanjem s prošlošću, razgradnjom slika o neprijateljima, saosećanjem sa drugima, hrabre priče koje se usuđuju da hodaju u “neprijateljskim” cipelama, priče koje pomeraju granice i otvaraju nam puteve da gradimo izvesniju, bezbedniju i slobodniju budućnost za sve..

Konkursi i sve zbirke priča su višejezični i na njima mogu da učestvuju autori i autorke koji pišu na albanskom, bosanskom, crnogorskom, hrvatskom, srpskom ili makedonskom jeziku.

U toku je peti konkurs Biber, koji je otvoren je u decembru 2021. godine. Priče se mogu slati do 1.6.2022. Informacije o uslovima konkursa mogu se naći ovde.

Elektronska izdanja svih Biber zbirki mogu se naći na ovoj stranici i besplatne su za preuzimanje.

| CNA |

poveznice:

kategorije:

cna sajtovi

onms

biber

nenasilje!

kultura sjećanja