Nakon Prištine, antriratne priče konkursa Biber predstavljene su i u Prizrenu

| CNA |
Nakon sinoćnjeg predstavljanja pred prištinskom publikom, večeras su u Prizrenu u Autostradi Hangar predstavljene zbirke kratkih antiratnih priča i priča o pomirenju sa konkursa “Biber”. ...
19. mart/ožujak 2022
19. mart/ožujak 2022

Pas Prishtinës, tregimet kundër luftës të konkursit Biber u shpalosën edhe në Prizren

Pas prezentimit të mbrëmshëm para publikut të Prishtinës, sonte në Prizren në Autostradën Hangar u prezentuan përmbledhjet me tregime të shkurtra kundër luftës dhe tregime për pajtimin nga konkursi “Biber”.

Përmbledhjet u prezentuan dhe në diskutim mori pjesë anëtarja e jurisë së konkursit Biber 03 Rumena Buzharovska (Shkup), pastaj autorët e tregimeve të publikuara nga konkursi “Biber 03” dhe “Biber 04”: Stefan Slavkoviq (Beograd), Ante Storiq (Shibenik), Vesa Qena Prishtinë), Imer Topanica (Prishtinë) dhe Katarina Miliqeviq (Ekipi Biber, Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd). Moderatore e bisedës ishte Donjetë Murati (Prishtinë).

Ngjarjen e organizoi Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Biberi është konkurs për tregim të shkurtër, të angazhuar në shqip, boshnjakisht, malazezisht, kroatisht, maqedonisht dhe serbisht. Atë e organizon Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd. Konkursin e ka konceptuar një grup të rinjsh gjatë një seminari të paqes në vitin 2015. Përveç promovimit të paqes dhe pajtimit, një nga qëllimet e konkursit është t’i kontribojë mirëkuptimit mes njerëzve, si dhe t’i kontribojë përkthimit të letërsisë mes fqinjësh.

Katarina Miliqeviq nga ekipi Biber i Qendrës për Veprim të Padhunshëm për “Biber” tha:

Duam t’i nxisim autorët të shkruajnë tregime kundër luftës, tregime që tejkalojnë paragjyjimet, tregime që kalojnë kufijtë. Duke përmendur kohën e luftës, si dhe kërcënimet e ditëve tona me dhunë të cilat vazhdojnë të dëgjohen, ajo theksoi se duhet të kujdesemi sa ç’barrë u lëmë gjeneratave pas nesh.

Rumena Bozharovska tha se pranoi të bëhej anëtare e jurisë sepse i pëlqeu nisma dhe sepse aty kishte shumë gjuhë.

Në Maqedoni nuk vihet lehtë deri te letërsia e këtij rajoni, dhe për mua ka qenë interesante të lexoj tregime nga hapësirat e tjera, e sidomos nga Kosova. Po ashtu, në Maqedoni lufta është disi tabu, nuk flitet fort për të dhe prandaj ky konkurs për mua ishte i rëndësishëm. Maqedonishtja gjithashtu ka qenë përherë gjuhë minoritare në Jugosllavi, dhe për mua ka qenë e rëndësishme që kjo gjuhë përfaqësohet në mënyrë të barabartë në këtë përmbledhje.

Duke folur për rëndësinë e letërsisë së angazhuar, ajo shtoi: „Tregimi është mënyra e natyrshme për të ardhur deri te dhembshuria, për ta kuptuar tjetrin. Dhe tregimi është dokument i kohës në të cilën ai lind“.

Pyetjes se me çka merret tregimi i tij, shkrimtari Stefan Slavkoviq tha se, duke punuar si gazetar në vitin 2015 në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, në tokën e askujt, pa një varrezë. Atij i vinte keq që një varrezë kishte përfunduar në tokën e askujt, e edhe më keq kur pa se aty po flinin 50-60 refugjatë. Këtu i lindi ideja për tregimin „Tovarnik“. Ai shtoi se dëshironte që te lexuesit të krijonte një siklet produktiv dhe dhembshuri për këta njerëz.

Vesa Qena tha se tregimi që ajo kishte shkruar, „Shija e gjalpit të kikirikut “ bazohej në përvojën e saj, sepse si fëmijë ishte refugjate në Maqedoni, te të afërmit e saj. Ajo shtoi:

Kur u rrita dhe kuptova krejt çka kishte ndodhur gjatë luftës, përjetova tronditje, nuk mund të besoja dhe pyesja veten se ç’kisha bërë unë gjatë krejt asaj kohe.

Ante Storiq, autor nga Shibeniku, tregoi se impulsin e tij fillestar për tregimin „Lito“ e nxori duke kërkuar materiale për filmin dokumentar të një bendi punk dhe kur në një kanal në Youtube poshtë videos hasi në një numër të madh komentesh nacionaliste. Pyetjes së publikut se a është Kroacia kontekstualisht pjesë e Ballkanit Perëndimor, Ante iu përgjigj:

Unë fare nuk e di se ç’është Ballkani Perëndimor. Nuk e di as se ç’është Kroacia, dhe ku është kufiri mes Ballkanit Perëndimor dhe Lindor? I urrej kufijtë.

Edhe Imer Topanica punon si gazetar, por tregimin e tij „Gjashtë“ nuk e shkroi për këtë konkurs, por më herët, i frymëzuar nga hulumtimet për dhunime të grave gjatë luftës. Ai shtoi:

Ky është konkurs serioz, që na nevojitet neve në Ballkan. Nuk mendoj se mund të zgjidhë disa gjëra mes nesh, por mund të na shfaqë këndvështrime të ndryshme. Na është dhënë mundësia të kuptojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin.

Deri më tani janë zhvilluar katër konkurse dhe pas secilit është botuar një përmbledhje me 25 tregimet më të mira. Përmbledhja është shumëgjuhëshe, dhe çdo tregim është i botuar në shqip, maqedonisht dhe boshnjakisht/kroatisht/serbisht/malazezisht. Edicionet elektronike të të gjitha përmbledhjeve “Biber” mund të gjenden në https://biber.nenasilje.org/biber-tregimet/?lang=sq dhe janë falas për t’u shkarkuar.

Aktualisht po zhvillohet konkursi i pestë, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 1.6.2022. Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë ata që kanë frymëzim për të shkruar mbi këto tema pavarësisht nëse janë shkrimtarë tashmë të afirmuar dhe të botuar, apo kjo është vepra e tyre e parë. Parashihen edhe shpërblime për tri tregimet më të mira. Informatat mbi kushtet e konkursit mund t’i gjeni në biber.nenasilje.org.

Autori i fotografisë: Baris Karamuco

Fotogaleri

Nakon Prištine, antriratne priče konkursa Biber predstavljene su i u Prizrenu

Nakon sinoćnjeg predstavljanja pred prištinskom publikom, večeras su u Prizrenu u Autostradi Hangar predstavljene zbirke kratkih antiratnih priča i priča o pomirenju sa konkursa “Biber”.

Zbirke su predstavili i u razgovoru učestvovali članica žirija Biber 03 konkursa Rumena Bužarovska (Skoplje), zatim autori/ke objavljenih priča sa konkursa “Biber 03” i “Biber 04”: Stefan Slavković (Beograd), Ante Storić (Šibenik), Vesa Qena (Priština), Timer Topanica (Priština) i Katarina Milićević (Biber tim, Centar za nenasilnu akciju Sarajevo-Beograd). Moderatorka razgovora bila je Donjete Murati (Priština).

Događaj su organizovali Fond za humanitarno pravo Kosovo i Centar za nenasilnu akciju Sarajevo-Beograd.

Biber je konkurs za kratku, angažovanu priču na albanskom, bosanskom, crnogosrkom, hrvatskom, makedonskom i srpskom jeziku. Organizuje ga Centar za nenasilnu akciju Sarajevo-Beograd. Osmislila ga je grupa mladih ljudi iz regiona na jednom mirovnom obrazovanju 2015. godine. Pored promocije mira i pomirenja, jedan od ciljeva konkursa je doprinos boljem razumevanju među ljudima, kao i doprinos prevođenju književnosti iz najbližeg susedstva.

Katarina Milićević iz Biber tima i Centra za nenasilnu akciju o “Biberu” je rekla:

Želimo da potaknemo autore da pišu antiratne priče, priče koje prevazilaze predrasude, koje prelaze granice.

Pominjući vreme rata, kao i današnje pretnje nasiljem koje se mogu čuti, naglasila je da moramo da vodimo računa koliko tog balasta ostavljamo generacijama iza nas.

Rumena Bužarovska rekla je da je pristala da bude članica žirija jer joj se dopala inicijativa i to što je uključeno više jezika.

U Makedoniji se teško dolazi do književnosti iz ovog regiona, pa mi je bilo zanimljivo da pročitam priče iz drugih krajeva, a posebno sa Kosova. Takođe, u Makedoniji je rat na neki način tabu, ne priča se mnogo o njemu i zato mi je ovaj konkurs bio značajan. A i makedonski jezik je uvek bio manjinski u Jugoslaviji, pa mi je i to bilo važno što je u knjizi ravnopravno zastupljen.

Govorivši o važnosti angažovane književnosti, dodala je: „Priča je prirodni način da se dođe do empatije, da shvatiš druge. I ona je dokument vremena u kom nastaje.“

Na pitanje čime se bavi njegova priča, autor Stefan Slavković je rekao da je, radeći kao novinar, 2015. godine video da na granici između Srbije i Hrvatske, na ničijoj zemlji, postoji groblje. Bilo mu je žalosno što je jedno groblje završilo na ničijoj zemlji, a još gore kad je video da na tom groblju spava 50-60 izbeglica. Tu mu se rodila ideja za priču „Tovarnik“. Dodao je da je želeo da kod čitalaca stvori produktivnu nelagodu i empatiju prema tim ljudima.

Vesa Qena je izjavila da je priča koju je napisala, „Ukus putera od kikirikija“ zasnovana na njenom iskustvu, jer je kao dete izbegla u Makedoniju kod rođaka. Dodala je:

Kada sam odrasla i shvatila šta se sve u toku rata desilo, doživela sam šok, nisam mogla da verujem i pitala sam se šta sam ja sve radila za to vreme rata.

Ante Storić, autor iz Šibenika, ispričao je da je početni impuls za priču „Lito“ dobio tražeći materijal za dokumentarni film o jednom pank bendu i kada je na Youtube kanalu ispod videa naišao na veliki broj nacionalističkih komentara. Na pitanje iz publike da li je Hrvatska kontekstualno na Zapadnom Balkanu, Ante je odgovorio:

Ja uopće ne znam šta je Zapadni Balkan. Ne znam ni šta je Hrvatska. I gdje je uopće granica između Zapadnog i Istočnog Balkana? Mrzim granice.

I Imer Topanica radio kao novinar, ali svoju priču „Šest“ nije napisao posebno za ovaj konkurs, već nešto ranije, inspirisan istraživanjem o silovanju žena tokom rata. Dodao je:

Ovo je ozbiljan konkurs, potreban nama na Balkanu. Ne mislim da može da reši neke stvari među nama, ali može da nam pokaže različite perspektive. Pružena nam je mogućnost da saznamo mnogo jedni o drugima.

Do sada su održana četiri konkursa i nakon svakog je objavljena zbirka sa po 25 najboljih priča. Zbirka je višejezična, tako da je svaka priča štampana na albanskom, makedonskom i bosanskom/hrvatskom/srpskom/crnogorskom jeziku. Elektronska izdanja svih „Biber“ zbirki mogu se naći na stranici https://biber.nenasilje.org/biber-price/ i besplatne su za preuzimanje.

Trenutno je u toku peti konkurs Biber, i biće otvoren do 1.6.2022. Na konkursu mogu da učestvuju svi koji na ove teme imaju inspiraciju da pišu, bili oni već afirmisani i objavljivani pisci, ili im je to prvo delo. Predviđene su i nagrade za prve tri priče. Informacije o uslovima konkursa mogu se naći na biber.nenasilje.org.

Autor fotografija: Baris Karamuco

Galerija fotografija

 

 

 

 

| CNA |

poveznice:

kategorije:

cna sajtovi

onms

biber

nenasilje!

kultura sjećanja